E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata parazgjedhore, nesër mbërrijnë në Tiranë vëzhguesit e ODIHR-it

Conny-McCormackTiranë- Ditën e hënë pritet që në Tiranë të mbërrijë një grup vëzhguesish nga ODIHR-i, për të vëzguar situatën parazgjedhore. Ekipi kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormack dhe do të kryehen vëzhgime mbi fushatën elektorale, listat zgjedhore, zbatimi i ligjit dhe monitorimin e medias.

Pjesë e ekipit janë 15 ekspertë, nga 14 vende anëtare të OSBE-së, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë.

Conny McCormack është angazhuar në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor amerikan si dhe ka qenë pjesë e ekipeve të vëzhguesve të zgjedhjeve në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri.

Ashtu si dhe në vitin 2009, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Volfgang Grossruck, ka aktivizuar sërish marëveshjen me ODIHR-in për një mision të përbashkët monitorimi. Ekipi i asamblesë parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën juglindore, Roberto Battelli, deputet sloven. Zoti Battelli ka nje eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë edhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

ODIHR-i ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende numri i saktë i atyre që do të përfshihen në zgjedhje nuk është përcaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›