E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolli: Berisha gënjen për borxhin publik, është më i lartë se 62%

nikolliTiranë- Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me 100 arsyet se pse nuk duhet të votohet kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe arsyeja e radhës sipas saj është mashtrimi më borxhin publik.

Në një deklaratë për mediat kandidatja për deputete e PS-së, Lindita Nikolli, u shpreh se kryeministri gënjen kur thotë se borxhi publik ka arritur në kuotën e 62%, pasi sipas saj ai është më i lartë. Nillolli tha se kryeministri nuk e merr për bazë borxhin ndaj bizneseve.

Borxhi publik është më i lartë se 62% i deklaruar nga qeveria. Në borxhin publik nuk deklarohen borxhet ndaj biznesit. Qeveria rrënoi bizneset. U ka borxh mbi 660 bizneseve. Në dy vitet e fundit 14% e bizneseve kanë kaluar në statusin e pasivit, duke mos gjeneruar ansjë të ardhur”,- tha ajo.

Sipas Nikollit kur opozita të vijë në pushtet situata do të ndryshojë. Ajo tha se do të ketë më shumë mbështetje ndaj bizesit, duke bërë rimbursimin e TVSH-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›