E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batuta ironike mes Arbrit e Liamit Erioni keshillon Arbrin Mos u kap kot

Genta e Arbri ngrihen e shkojne ne kuzhine per te gatuar. Genta i kerkon Arbrit qe ai te gatuaje krepa per te. Pas pak atje shkon Liami i cili i thote duke qeshur Arbrit se ia ka bere te qarte gjithmone qe nuk duhej te kapej e te zihej me te. Te kam pike te dobet ia kthen Arbri. Liami i thote se gjate gjithe bashkejeteses me te ne shtepine e Big Brother ka mesuar vetem nje shprehje Ke lene kokrren e namit dhe asgje tjeter. Biseda kalon ne shaka e Liami largohet pak me vone. Ndersa Arbri e Genta vazhdojne te merren me gatimin.

Genta shkon afer Ermalit ne dhomen e gjumit e fillon ti beje masazh atij. Te dy fillojne te diskutojne per shkollat e per planet qe kane ne jete. Genta mendon qe te filloje nje shkolle per sociologji pasi mendon se ka shume prirje per te dege.

Liami e Arbri fillojne te ngacmohen me fjale me njeri-tjetrin duke e filluar diskutimin me nota shakaje. Liami i ben te qarte Arbrit se per mendmini e tij ai nuk ka bere asgje interesante gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother. Arbri e imiton Liamin duke e ndryshuar mimiken e fytyres ndersa Erioni qe eshte atje komenton veprimin e tij. Shiko se si e ben fytyren shprehet Eri duke qeshur. Keto mimika me kane sjelle deri ketu shprehet Arbri. Me pas ata hedhin batuta kundrejt njeri-tjetrit duke u ngacmuar me fjale.
Arbri i kujton Liamit se cilin nga dixhejte do te sillte ne Shqiperi duke bere ironi me kete fakt. Liami mendon se ai mundohet te sajoje situata dhe te gjeje shkak se ku ta kape por e siguron qe ne momentin qe do ta sjelle ne Shqiperi personin ne fjale eshte i sigurt per suksesin. Erioni qesh teksa i degjon e pas tij edhe Liami.

Pasi iken Liami Erioni i kerkon Arbrit qe te mos e ngacmoje e te mos kapet kot me Liamin por Arbri thote se eshte Liami ai qe e provokon. Me pas ai flet me ironi per Liamin dhe per profesionin e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›