Batutat Ruçi-Berisha
Zoti Berisha, ke përmendur çdo ditë se PD-së i është ngrënë haku në fshatin Ruzhdie. Po të bëj një sfidë: hap vetëm kutinë e fshatit Ruzhdie, dhe nëse ajo kuti del e rregullt, unë bashkë me 8 kolegët e mi të Qarkut të Fierit jo vetëm lëmë mandatet, por largohemi dhe nga politika. Në rast të kundërt, refuzimin tuaj do ta merrja si provën më të qartë për vërtetësinë e krimit që fle në ato kuti, rreth faktit se ju z. Berisha e dini fare mirë se çfarë kanë ato kuti brenda, prandaj i trembeni si djalli temjanit.
BerishaNuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të nxjerrësh të drejtat dhe të prekësh realitetin dhe jo të përpiqesh të bësh Shën Thomain.
Ruzhdia është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të Partisë Socialiste u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën. Zoti Ruçi, e mbyllët fjalën tuaj duke më thënë se topi është në fushën time, do të më lejosh të bëj një shpjegim. Në fëmijërinë time të hershme, në fshatin tim nuk kishte top, por unë kisha kalë. Unë kam pasur kalë, dhe që nga fëmijëria dhe deri më sot unë kam mbetur kavalier. çfarë t’i bëj unë topit?
I dëgjova si përfaqësuesin e mazhorancës, ashtu dhe Kryeministrin. Më lejoni të shpreh qëndrimin e grupit parlamentar të PS-së: ishin një fyerje dhe një provokim për grupin parlamentar të PS-së. Në një kohë që jemi këtu për një reflektim, ju jo vetëm që na fyet, po dhe na provokuat. Për sa i përket topit dhe kalit, gjetja s’është e gjetur. Opozita hodhi një hap konkret dhe ju pa e lexuar fare dhatë përgjigjen që as doni ta lexoni. Thamë t’i japim kohë njëri-tjetrit, ju thatë jeni kavalier. Zoti Berisha, po kur ka ngordhur kali, si i bëhet? Ja pse kemi ardhur ne zoti Berisha, jo për kavalierin, por për kalin.
#