E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bay- passi i Shkodrës do të eleminojë përmbytjet

Shkodër- Punimet për ndërtimin e bay- passit të Shkodrës janë inspektuar sot nga ministri i Transportit, Sokol Olldashi.

Sipas Olldashit punimet po ecin me ritëm të shpejtë dhe përfundimi i tyre do të kryhet brenda afateve të përcaktuara.

Kreu i transporteve shoqërohej edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, ndërsa ky i fundit është shprehur se falë bay- pasit do të shmangen përmbytjet në Shkodër.

Përveç ndërtimit të një aksi i cili do të shkurtojë distancën kohore Shkodër- Hani i Hotit apo dhe me qytete të tera, ai synon të krijojë edhe një argjinaturë për të ndaluar vërshimin e ujrave.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›