Bashkia thirrje firmave ndërtuese për hipotekimin e banesave

Bashkia e Tiranes u ka bere thirje te gjithe subjekteve ndertuese te mos vonojne me regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe hipotekimin e ketyre objekteve. Sipas një komunikate të nisur për mediat Bashkia po punon për të përmbyllur procesin e hipotekimit të të gjithë banesave të pahipotekuara, por të ndërtuara me leje në territorin e Bashkisë së Tiranës.
Ky institucion bën të ditur se ka paisur me lejen e përdorimit, rreth 440.000 metra katrorë, ku perfshien 2800 apartamente banimi, ambiente tregtimi dhe parkimi. Kjo do të thotë se mbi 12 mijë qytetarë janë përfitues të drejtpërdrejtë nga ky proces.
Bashkia theksoi se pronaret e ketyre subjekteve duhet te mbajne pergjegjesine ndaj 1800 mije qytetarëve te Tiranes dhe shprehet e vendosur se do e ndjeke kete proces deri ne perfundim te ligjit.
Sipas autoriteteve të Bashkisë kanë përfunduar procedurat edhe për 13 subjekte të tjera, me një sipërfaqe rreth 82 mijë metra katrorë, ku përfshihen 545 apartamente banimi. Dhe sipas këtij institucioni dergimi i dosjeve po zvarritet nga subjektet ndertuese, te cilat nuk plotesojnë dokumentacionin e kerkuar me ligj.
Nga të dhënat e Zyrës e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se 6 prej subjekteve që kanë marrë lejet e përdorimit nga Bashkia e Tiranës nuk kanë aplikuar për hipotekim.
Në përfundim Bashkia bën të ditur se të gjithë subjektet e mësipërme, pronarët e tyre dhe çdo kompani tjetër e regjistruar në emër të tyre, do të futet në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të, deri në përfundim të këtij procesi sipas ligjit. Gjithashtu ky instuticion shprehet se qytetarët e kryeqytetit, nuk do të mbeten peng i papërgjegjshmërisë së disa subjekteve ndërtuese.