Zbulohet letra, Hitleri shpëtoi mikun e tij hebre
Adolf Hitler ka ndërhyrë personalisht për të parandaluar persekutimin dhe deportimin e një miku hebre, me të cilin ishte njohur gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton një gazetë gjermane e cituar nga agjencia e lajmeve DPA.
Gazeta gjermane që publikohet në gjuhën angleze Jewish Voice bëri të ditur se ka zbuluar një shkrim të Hajnrih Himler, kreu i nazistëve SS në gusht të 1940-ës, se Hitleri ka urdhëruar që Ernst Hes të mos persekutohet.
Ernst Hesit iu sigurua mbrojtja sipas dëshirës së Fyhrerit, citon gazeta letrën e zbuluar.
I lindur më 1890 , Hes punonte si gjykatës në Dyseldorf deri në momentin kur patën hyrë në fuqi ligjet raciste që e detyruan atë ta ndërpres punën më 1936.
Hes u njoh me Hitlerin gjatë Luftës së Parë Botërore, ku për një kohë të caktuar ishte komandant i tij.