Ksera ne Berat, ndihma për personat në nevojë

Akordimi i fondeve për rikonstruksionin e dy qëndrave për personat në nevojë, konkretizimin e projekteve të reja në mbështeje të kësaj kategorie, si dhe shtimi i buxhetit për trajtimin e tyre kanë qenë disa nga premtimet e Ministrit të Punës dhe Çeshtjeve Sociale, Spiro Ksera në Berat.
Këto projekte ai i ka bërë të ditur gjatë një takimi me përfaqësues të Prefekturës, por edhe për emergjencat civile në këtë sezon turistik si dhe çështjet e turizmit.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së caktuar prefekti i Beratit, Bujar Hoxha, ka folur për menaxhimin e situatës për parandalimin e rasteve të zjarreve në këtë sezon piku si dhe masat që duhet të marrin institucionet në varësi.
Kështu, Prefekti ka lënë për detyrë vënien në gadishmëri të hidranteve ekzistues në shërbim të forcave zjarrfikëse si dhe përforcimin e këtij shërbimi. Kreu i Prefekturës u ka bërë thirrje gjithashtu kryetarëve të njësive vendore për pastrimin e mbeturinave në disa komuna, ku situata paraqitet shumë problematike.