Rumania thirrje BE-së: Kosovës ti jepet MSA-ja dhe Serbisë integrimi
Serbi- Ministri i Punëve të jashtme i Rumanisë, Titus Korlacen ka thënë se aktualisht vendi i tij po angazhohet që BE-ja me Kosovën të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dëshmon për një guxim të jashtëzakonshëm politik. Kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve në tërë rajonin dhe paraqet një hap historik që duhet të shpie gjithë Ballkanin drej integrimit evropian,- ka thënë Korlacean për Radio Deutsche Ëelle, edicioni në gjuhën serbe, shkruan Telegrafi.
Ndonëse Rumania, krahas katër vendeve të tjera të BE-së (Slovakisë, Greqisë, Qipros dhe Spanjës) ende enuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë nuk do të bllokojë rrugën e saj drejt BE-së.
Qeveria aktuale. Muajt e fundit ka marrë qëndrim konstuktiv, i cili mundëson proceset evropiane për Kosovën. Duhet të gjejmë zgjidhje që do të kënaqë të gjitha vendet anëtare të BE-së, përrfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë Kosova të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit,- ka thënë shefi i diplomacisë rumune.