Rama: 23 qershori, dita për një qeveri në shërbim të të gjithë shqiptarëve
Rrogozhinë- Nga qyteti i Rrogozhinës, ku ka prezantuar kandidatët e këtij qarku, kryesocialisti Edi Rama i ka premtuar qytetarëve se ai së bashku me skuadrën e rilindjes, nuk do ti zhgënjejë kurrë ata. Duke theksuar se rilindja në 23 qershor, do të jetë jo vetëm për socialistët , por edhe për demokratët dhe gjithë Shqipërinë.
Më 23 qershor askush nga ata që jetojnë me dyqanin e tyre në Rrogozhinë apo në gjithë Shqipërinë nuk duhet të mendojë se më kë parti është, por të mendojë se si ta heqë taksën e biznesit të vogël duke vënë kryeqin tek kutia e numrin 29 që është Partia Socialiste. Çdokush që ka një rrogë, nuk duhet të mendojë se i kujt partie është, por më 23 qershor të votojë PS për të hequr taksën e sheshtë… unë dhe miqtë bashkëpunëtorët me të gjithë skuadrën… ju garantojmë se nuk do ju tradhëtojmë asnjëherë,- u shpreh kryesocialisti Rama.
Teksa theksoi se 23 qershori është dita kur shqiptarët do vendosin mes rrënimit të mëtejshëm e rilindjes, rritjes së mëtejshme të papunësisë e punësimit real, shkatërrimit të biznesit apo shtimit të vendeve të punës. Shtimit të shërbimeve sipas xhepit apo nevojës, Shqipërisë të mbytur nga plehrat që i importon, apo Shqipërisë të pastër që do e ndalojë importin e plehrave nga jashtë. Mes një Shqipërie pa shtet, institucione, pa ligje, apo një qeveri që i shërben shqiptarëve pa dallim socialistë e demokratë, sepse socialistët e demokratët e Rrogozhinës e vuajnë papunësië e mungesën e shërbimeve, njësoj,- tha Rama.
Rama u ndal edhe tek situata e sigurisë në vend, kur tha se krimi është bërë halli më i madh i shqiptarëve.
Sot përveç të gjitha halleve është shtuar edhe një hall i madh, krimi që ka dalë nga zinxhirët e ka marrë kontrollin duke kërcënuar sigurinë e çdo individi e çdo prone. Në 23 qershor, shqiptari i zakonshëm me votën për PS-në, do ringrijë policinë e shtetit, e do ta vëjë në mbrojtje të të drejtës e pronës së vet,- tha ai.
Teksa ka përgëzuar emrat e skuadrës së Rrogozhinës, tha se qytetarët do të kenë në Kuvend një njeri që e ka bashkuar emrin e rrugës së vet me emrin e rrugës suaj, Dashmir Peza, për ju këtu e për ecurinë e punëve tona të përbashkëta, një njeri si doktor Ibrahimi, teksa inronizoi edhe kryeministrin Berisha: Ai bën lojë fjalësh Peza Peza, se e ka tmerr emrin Pezë dhe tani i del dy herë, është katandisur si ai oficeri italin te ai filmi, po oficerit ju harrua emri, ndërsa Peza vetëm nxjerr emra,- tha Rama.