E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munich, Toni 10 dite jashte fushave

Bomberi italian Luca Toni duhet te qendroje rreth 10 dite pushim absolut deri ne ndeshjen e 5 nentorit kunder Fiorentines per Champions League.

Nje telash me shume per Jurgen Klinsmann. Pas njoftimit per mungesen disajavore te mbrojtesit Philip Lahm, skuadra bavareze do te privohet edhe nga nje lojtar tjeter shume i rendesishem.

Bomberi italian Luca Toni duhet te qendroje rreth 10 dite pushim absolut deri ne ndeshjen e 5 nentorit kunder Fiorentines per Champions League. Lojtari me origjine nga Modena, po “shtrengon dhembet” per te qene i pranishem ne “Artemio Franchi” per ndeshjen kunder ish skuadres se tij ku u be i njohur si nje sulmues me vlera te medha.

Toni vuan nga dhimbjet ne kofshe pas nje perplasje te shkaktuar para disa ditesh ne ndeshjen e Bundesliges kunder Karlsruhes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›