Ballack-Loew, Beckenbauer mban anen e kapitenit

Konflikti ne distance mes kapitenit Michael Ballack dhe trajnerit Joachim Loew ka pushtuar vemendjen e gjithe opinionit sportiv dhe atij publik ne Gjermani.
Zerat per nje perjashtim te mundshem te Ballack nga kombetarja jane shtuar, ndersa ne mes te debatit ka hyre edhe Franz Beckenbauer nepermjet nje deklarate dhene per gazeten “Bild”. “Ballack eshte lojtari jone me i mire, i vetmi qe ka nje klas prej kampioni. Nje trajner nuk mund te heqe dore prej tij”, shprehet kaizeri gjerman, duke i dhene nje sinjal te qarte teknikut Loew per te mos e marre vendimin ekstrem ndaj mesfushorit te Chelsea.
Nderkohe, pritet qe gjate diteve ne vazhdim, Ballack dhe Loew te zhvillojne nje takim koke me koke ku do ta sqarojne gjithe detajet e mjegullnajes qe eshte krijuar ne kampin e nenkampioneve te Europes.