Maradona: Enderroj stolin e Argjentines

Legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona ka shprehur deshiren per te drejtuar kombetaren e vendit te tij.
Legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona ka shprehur deshiren per te drejtuar kombetaren e vendit te tij.
“Dua qe nje dite te drejtoj perfaqesuesen e Argjentines”, ka pohuar Maradona, gjate nje vizite te tij ne Gjeorgji per nje ndeshje miqesore mes veteraneve gjeorgjiane dhe ekipit te tij. “Kjo eshte nje enderr e imja, shpresoj t’ia arrij kesaj dite”, ka perfunduar Maradona.
Menjehere pas largimit te trainerit Alfio Basile, drejtuesit e Federates Argjentinase te Futbollit, kane filluar kerkimet per zevendesimin e tij. Favoritet kryesore jane Maradona dhe trajneri i Boka Xhuniors, Karlos Bianki, por nuk mungojne dhe emra qe sapo jane larguar nga futbolli i luajtur si, Diego Simeone apo edhe Gabriel Batistuta.