KOKSH-Akademia e Sporteve, marreveshje bashkepunimi

Pjese e marreveshjes se firmosur mes titullareve te dy departamenteve jane edhe promovimi i sportit dhe ndergjegjesimi i opinionit publik.
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, kane zyrtarizuar bashkepunimin e tyre me ane te nje protokolli qe eshte hapi i pare drejt krijimit te universitetit te pare sportiv ne Shqiperi.
Pjese e marreveshjes se firmosur mes titullareve te dy departamenteve jane edhe promovimi i sportit dhe ndergjegjesimi i opinionit publik. “Te gjitha pikat e marreveshjes permbledhin nevojen qe ka edukimi fizik dhe sporti ne Shqiperi. Ky protokoll do ndikoje ne modernizimin e sportit ne Shqiperi”, u shpreh Presidenti i “KOKSH”-it, Hysen Domi.
KOKSH dhe Akademia e Edukimit Fizik kane rene dakord per nje krijim sistemi qe do te identifikoje talentet dne sportet ku rezultatet jane me te medha.