Bayern dhe Kane me gola dhe pikë për rekord

Ardhja e Harry Kane në Mynih pritej të kishte një impakt të fortë si për klubin ashtu edhe për kampionatin. Pritshmëritë ishin të larta dhe bomberi 30-vjeçar nuk po zhgënjen pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar tre gola, por ajo çfarë i jep më shumë shpresë Bayern-it është fakti se te Kane ka gjetur një lider të ri në fushë.
Në derbin përballë Augsburg, Kane ishte autor i dy prej tre golave të shënuar nga ekipi i Tuchel. Kontributi që ka dhënë për ekipin ka kthyer Kane në një legjendë të vërtetë pasi është i treti futbollist në hisotrinë e klubit që shënon tre gola në dy ndeshjet e para. Një sipërmarrje të tillë më parë kishte arritur vetëm Gustav Jung (1967) dhe Adolfo Valencia (1993).
Ndërkohë që tri pikët përballë Augsburg kanë kthyer Bayern-in në një mit të vërtetë pasi klubi bavarez është i pari në hisotrinë e Bundesliga-s që arrin kuotën e 4000 pikëve.