ProEtnica 2023, nis Festivali multietnik në Rumani

Njëzet pakica kombëtare nga evropa u takuan në Sighisoara për edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkulturor ProEtnica 2023 – festivali më i madh ndëretnik në Rumani.
Shumica e ngjarjeve do të zhvillohen në skenat e Sheshit të Keshtjellës Mesjetare të Sighisoara dhe do të përfshijnë shfaqje muzikore dhe vallëzimi nga artistë nga organizatat e pakicave etnike.
Programi artistik përfshin 60 shfaqje tradicionale të vallëzimit dhe muzikës të interpretuara nga pakicat kombëtare, të cilat mund të ndiqen në skenën e Sheshit të Keshtjelles.
Në Sallonin Letrar të ProEtnicës, shkrimtarët do të prezantojnë krijimet e tyre dhe në Agoranë e Dialogut Ndërkulturor do të organizohen leksione, tryeza të rrumbullakëta, apo simpoziume dhe punëtori.
ProEtnica është një moment unik për ndarjen dhe nënvizimin e rëndësisë së diversitetit etnokulturor të trashëgimisë kulturore kombëtare, një fakt i konfirmuar në të gjitha botimet e deritanishme.
/ rtsh /