E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eskobar: Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të nevojshme për anëtarësimin europian të vendit

I dërguari I SHBA-së për Ballkanin perëndimor Gabriel Eskobar zhvilloi këtë javë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të cilën e ka inkurajuar të vijojë rrugën e integrimit drejt anëtarësimit evropian.

Si kusht për anëtarësim evropian, Shkupi ka përmbushjen e ndryshimeve kushtuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e ligjit theletar të shtetit. Por këto ndryshime kundërshtohen fuqishëm nga opozita, çka ka krijuar një situatë politike, për daljen nga e cila opozita sheh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një intervistë për maqedonasen 360 gradë,  Eskobar u pyet për  qëndrimin e opozitës, për të cilin tha se marrja e vendimit për zgjedhje ishte në dorën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. 

“Nuk është në dorën e SHBA-së për të vendosur këtë, por në dorën e popullit të Maqedonisë së veriut. Shpresoj që qytetarët të kuptojnë mundësinë e madhe që iu është dhënë dhe ta shfrytëzojnë atë. Shpresoj që ata t’i dërgojnë një mesazh udhëheqësve të vendit të tyre se i duan këto ndryshime dhe i duan shpejt, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin e asaj strukture që Maqedonia e Veriut të bëhet plotësisht dhe zyrtarisht pjesë e çdo strukture euroatlantike. Sepse ne ju duam aty” tha Eskobar.

Eskobar gjithashtu theksoi se vendi i tij në Ballkan zgjedh partner ata që e afrojnë rajonin me Evropën, , ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

Gazetare Elda Pepa

/RTSH/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›