E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bayern, fitore në fushën e Koln, Hummels udhëheq Dortmundin,

Bayern ka arritur të marrë një fitore 2-1 në fushën e Koln. Kampionët e Gjermanisë kanë siguruar gjithçka në 45 minutat e para. Në minutën e 13-të, Muller ka shënuar nga pika e 11-metërshit, 1-0. Në fundin e pjesës së parë është Gnabry që firmos për 2-0 pas një topi të dhënë nga Kimmich. Vendasit kanë ngushtuar diferencën në minutën e 82-të me anë të Drexler, 1-2, por pa arritur të shmangin humbjen.

Dortmund ka marrë një fitore 2-0 në fushën e Arminia Bielefeld. Pas një pjese të parë pa gola, në katedër, në rolin e golashënuesit, është ngjitur Hummels. Goli I parë është shënuar në minutën e 53-të, Munier ka nxjerrë në pozicion goditja qendërmbrojtësin, I cili nuk gabon 1-0. Në minutën e 71-të është edhe njëherë Hummels, që pas një topi të dhënë nga Reus, ka sigluar 2-0.

Leipzig ka pësuar humbjen e parë në kampionat, 1-0 në fushën e M’gladbach. Një disfatë që ka sjellë dhe dorëzimin e kreut të klasifikimit në Bundesligë, që tani mbahet nga Bayern e Dortmund. Të zotëve të shtëpisë u ka mjaftuar një gol në minutën e 60-të nga Ëolf për të marrë tri pikët e radhës dhe për ti ngjitur në vendin e katërt në klasifikim në kuotën e 11 pikëve.

Augsburg ka marrë një fitore 3-1 përballë Mainz. Golat për vendasit u shënuar nga Vargas dhe Hahn(dopietë), ndërsa për Mainz shënoi Onisiëo.

Frankfurt dhe Ëerder nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në këtë javë. Golit të miqve, të shënuar nga Sargent 51’, iu përgjigj Silva 65’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›