E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bundesliga: Schalke-Stuttgart 1-1, Gonzalez i përgjigjet Thiaw

Eshtë mbyllur në barazim 1-1 ndeshja hapëse e javës së 6-të në Bundesligë, ajo mes Schalke dhe Stuttgart. Vendasit kanë arritur të kalojnë të parët në avantazh me anë të Thiaw, pas një pasimi të dhënë nga Harit,  në minutën e 30-të takimit. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 56-të, miqtë arritën të barazojnë rezultatin. Gonzalez u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit, 1-1.

Me këtë pikë të marrë, Stuttgart është ngjitur në vendin e katërt në kuotën e 9 pikëve pas gjashtë javësh kampionat. Ndërkohë, Schalke vazhdon të notojë në ujra të turbullta, vetëm dy pikë pas gjashtë javësh, vendi i parafundit në klasifikim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›