E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në Memaliaj, goditet anësori

(ALBANIA SPORT) - Në Memaliaj nuk e harrojnë zakonin e vjetër për të sulmuar gjyqtarët, edhe pse ndeshja kundër Skraparit u luajt zyrtarisht pa shikues. Tifozë të gjendur jashtë rrethimit të fushës goditën anësorin e ndeshjes, ndërsa loja u ndërpre për disa minuta derisa sa policia lokale vuri rregull. Memaliaj humbi një penallti (priti Naço), ndërkohë që pak minuta më pas, Çeka shënoi golin e fitorës. Bylisi, kryesuesi i Kategorisë së Parë, mori një pikë të çmuar në kryeqytet në barazimin 1-1 me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Partizani shënoi i pari më anë të një gjuajtje të lirë të ekzekutuar mjeshtërisht nga Artan Karapici (22’), ndërsa Bylisi vendosi ekuilibrat në fushë me penalltinë e fituar nga Dimo dhe të realizuar nga ish-lojtari i “demave të kuq’, Romeo Hamzaj (70’). Bylis kryeson me 41 pikë. Elbasani fitoi 3-0 me Sopotin (Kuçi 20’, Dalipi 21’, Ramazani 77’), ndërsa Lushnja 1-0 me Turbinën (Alert Alcani 35’). Kamza fitoi nga ana e saj 3-0 me Besëlidhjen: Endri Tafaj 18’, Saimir Patushi 63’dhe  Edlir Tetova 69’ realizuan për Kamzëm; ndërsa Lamnica 58’ për lezhjanët. Tetova humbi një penallti. Burreli fitoi 2-1 me Adën, falë dy golave të realizuar nga Dritan Gjoka (25’ e 80’ me 11-m). Bledar Përfati (4’) shënoi për Adën. Gramshi fitoi 2-0 me Bilisht Sport (Ceno 34’, Cekrezi 90’). Sot do të luhet Pogradeci-Luftëtari.

KATEGORIA E PARE
Java 17
Burreli-Ada 2-1
Dritan Gjoka 25’ (p), Dritan Gjoka (80’, p)/Bledar Përfati 4’
Kamza-Besëlidhja 3-1
Endri Tafaj 18’, Saimir Patushi 63’, Edlir Tetova 69’/ Lamnica 58’

Elbasani-Sopoti 3-0
Kuçi 20’, Dalipi 21’, Ramazani 77’
Lushnja-Turbina 1-0
Alert Alcani 35’
Partizani-Bylis 1-1
Artan Karapici 22’/ Romeo Hamzaj 70’ (p)
Memaliaj-Skrapari 1-0
Ceka 69’
Gramshi-Bilisht Sport 2-0
Ceno 34’, Cekrezi 90’
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›