Barcelona në sulm për Daniel Agger

Daniel Agger mund të jetë i treti i vërteti për Barcelonën. Qendërmbrojtësi i Liverpoolit është vënë në agjendën e Barcelonës për ta blerë në afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi danez është përzgjedhur nga stafi i Barcelonës si më i duhuri për ta transferuar në këtë afat pas dështimit për të blerë Thiago Silvën. Për Agger,
Barcelona do të ofroj 20 milion euro. Megjithatë blerja e tij do të jetë e vështirë pasi që Agger vazhdimisht e ka shfaqur dashurinë e tij të madhe që ka për Liverpoolin./Indeksonline/