Januzaj në bastore, i bie dukshëm kuota

Adnan Januzaj po favorizohet shumë nga bastoret angleze. Talenti kosovar i Manchester United nga 80 sa e kishte kuotën edicionin e kaluar në bastet angleze për të luajtur me skuadrën e parë të Man United, tani e ka kuotën vetëm 4.
Talenti nga Istogu po vlerësohet si një nga talentët që mund të bëjnë emër këtë edicion në Premierligën Angleze. Januzaj poashtu është në top 10-shen e talentëve që premtues në Premierligën këtë edicion.
Në bazë të kuotave në bastore, talenti që mund të shkëlqej më së shumti në Premierligë, është Coutinho i Liverpoolit.
De Bruyne, Traore, Sanogo, Januzaj, Lingard e Lukaku janë disa nga emrat që vlerësohen në bastore./Indeksonline/