Bale te Reali për 120 milion euro

Si duket çështje Bale,po shkon drejt fundit. E përditshmja sportive "AS", shumë pranë klubit të Real Madrid, është e bindur se "Los Blancos" kanë gjetur akordin ekonomik me Tottenham përsa i përket transferimit të uellsianit Gareth Bale.
Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, ka marrë parasysh dëshirën e futbollistit për të shkuar në Madrid dhe ka fiksuar çiftin e tij final: 120 milionë euro.
Real Madrid shpreson ende që në tratativa të fusë edhe ndonjë lojtar të tij (madrilenët duan të japin Coentraon, ndërsa Tottenham preferon Di Maria dhe Morata) për të ulur çmimin, por problemi "i pashitshmërisë" së Bale duket se është kapërcyer tashmë./indeksonline/