Bayern ndjek pozitën e dytë

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 19:18
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Berlinger ka pranuar se titulli i Bundesligës do t’i takojë Borussia Dortmundit, pasi ekipi i tij u mposht 3-1 në shtëpi nga lideri i tabelës.
Rezultati e dërgoi Dortmundin 16 pikë mbi kampionin në fuqi, 10 ndeshje para përfundimit të sezonit.
“Mendoj se Dortmund do të jetë kampion i merituar i Gjermanisë. Ne tani duhet të synojmë pozitën e dytë që nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur. Jemi në situatë të rrezikshme dhe nuk duhet ta nënçmojmë këtë”, tha Nerlinger për Bild.