Bayern përgatitet për negociatat për rinovimin e Olise, francezi do t’i bashkohet Kane dhe Musiala

Bayern po përgatitet për të siguruar qëndrimin për një kohë të gjatë të një tjetër ylli të skuadrës. Pas firmës me Musiala dhe sigurimit të rinovimit të Kane tani bordi i klubit bavarez po përgatitet për negociatat e vështira për rinovimin e akordit me Michael Olise.
24-vjeçari është mes lojtarëve kryesorë të ekipit, por në planin financiarë ai përfiton shumë më pak krahasuar me Kane dhe Musiala, të cilët janë më të paguarit me rretrh 25 milionë euro në sezon.
Aktualisht Olise përfiton 14 milionë euro në sezon dhe Bayern kërkon që të nisë negociatat e rinovimit duke i propozuar një akord të ri, i cili do të skadonte në 2032-in dhe prej të cilit do të përfitonte plot 25 milionë euro në vit.
Finalizimi i bisedimeve për rinovimin me Olise dhe menaxherin e tij, Glen Tweneboah, bordi i Bayern i ka parashikuar për në muajt e parë të vitit që vjen. A.V.