E Martë, 3 Nëntor 2026

Bayern prezanton Christoph Freund në postin e Drejtorit Sportiv

Prej datës 1 shtator Bayern-i i Mynihut do të ketë një Drejtor të ri Sportiv. Edhe pse ishte zgjedhur prej kohësh për këtë detyrë kontrata që kishte me klubin e Salcburgut detyroi Christoph Freund që të prezantohej vetëm ditën e sotme në Bavari.

“Për mua është një nder i madh që punoj për një klub si Bayern-i. Flasim për klubin më të madh në të gjitha vendet gjermanisht folëse”, tha 46-vjeçari, i cili pason në këtë post Hasan Salihamidzic. Mes të tjerash austriaku sqaroi se fusha e tij e kompetencës do të jetë skuadra, stafi dhe marrëdhëniet me “Bayern Campus”.

“Christof ka një reputacion të mirë në këtë fushë dhe është një person me njohuri të mëdha në këtë sferë. Etika e tij në punë është shembullore”, tha kreu i ekzekutivit të Bayern-it, Jan-Christian Dreesen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›