E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern shijon hakmarrjen. Van Gal Merituam fitoren

I lumtur për fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij, trajneri i Bajernit të Mynihut Louis Van Gal ka shijuar aktin e parë të hakmarrjes ndaj Interit, për finalen e humbur në “Santiago Bernabeu” përpara 9 muajsh. Gjermanët fituan 1-0 kundër zikalktërve ndeshjen e parë për 1/8 Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

"Inter luajti shumë mirë dhe më duhet të them se mund të kishte përfunduar ndryshe. Por duke analizuar ndeshjen, ne dominuam në pjesën e dytë dhe e merituam këtë fitore. Jam i lumtur për këtë dhe mendoj se ky gol do të jetë vendimtar edhe në ndeshjen e ardhshme”, ka bërë të ditur Van Gal.

Nuk i humb shpresat trajneri i Interit, Leonardo, i cili edhe pas kësaj humbjeje në shtëpi vazhdon të besojë te kualifikimi i skuadrës së tij.

"Bayern luajti më shumë dhe ishte superior në mbajtjen e topit, por gjatë ndeshjes ne kishim pesë raste të pastra shënimi, në krahasim me vetëm tre të kundërshtarit. Sidoqoftë, asgjë nuk ka mbaruar. Ne do të luajmë për të fituar në ndeshjen e kthimit dhe unë besoj te kualifikimi”, ka përfunduar Leonardo, i cili ka vështirësuar objektivin e tij për të ruajtur titullin kampion në Evropë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›