Liga e Europes vendoset kualifikimi per 16 skuadra

Liga e Evropës do të njohë sot në mbrëmje 16 skuadrat, të cilat do të fitojnë një biletë për në raundin tjetër të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube. E gjithë vemëndja do të jetë e drejtuar në Angli, ku Liverpuli dhe Manchester City, dy nga skuadrat që kanë shpenzuar më shumë në këtë sezon do të kërkojnë të vazhojnë aventurën e tyrë evropiane, pasi kanë barazuar pa gola në sfidat e zhvilluara një javë më parë.
Skuadra e drejtuar nga Kenny Daglish do të presë në “Anfield Road” Spartën e Pragës, ndërsa objektivi i vetëm është fitorja. Liverpul ka në dyshim kapitenin Steven Gerrard, ndërsa do të mungojë blerja më e re Andy Carroll. Gjithsesi, formacionit anglez nuk i lejohen hapa fals, pasi jashtë garës për titullin kampion në Premier, Liga e Evropës mbetet objektivi kryesor në këtë son. Nuk ndryshon situata e Manchester City, që pas barazimit 0-0 në tranfertën greke kundër Aris të Selanikut, kërkon të mbyllë kualifikimit në fushën e tij.
Mancini i druhet surprizave dhe do të zbresë nga minuta e parë me titullarët e tij përfshirë dhe sulmuesin italian Mario Balloteli. Përballjet e tjera të spikatura në këtë mbrëmje të Ligës së Evropës janë ato Villareal-Napoli, Shtutgart-Benfika dhe Ajax-Anderleht.
Nertan Prifti