Libi Gadafi humbet kontrollin akuzon Al Kaeden

Koloneli Muamar al Gadafi ruan ende pushtetin mbi Tripolin por në një masë të madhe Libia duket se po i rrëshqet nga duart. Duke iu drejtuar revoltuesve të Zuaras, ai ka akuzuar Al Kaedën si shkaktarin kryesor të trazirave. “Këta njerëz nuk kanë kërkesa. Kërkesat atyre u diktohen nga Bin Laden i cili ka shpërndarë pilula droge banorëve të Zuaras për të luftuar kundër vendit tonë të dashur”, është shprehur Gadafi.
Ndërkaq, revolta kundër regjimit të Gedafit nuk ndalet. Rebelët kanë konsoliduar pozicionet e tyre në lindje të vendit duke fituar pozicione dhe më në perëndim .Misurata dhe Zuara tashmë komandohen nga rebelët sikundër dhe Bengazi ku popullsia vendase ka hapur depot e municioneve dhe është armatosur. Burime nga vendngjarja flasin për një situatë terrori në Tripoli, ku nëpër rrugë janë tanket mercenarët e milicët ata që ruajnë rendin. Situata në mbarë vendin është tejet e tensionuara ndërsa bilancet jozyrtare flasin për një numur viktimash nga 1 deri në 10 mijë. Imazhe amatoriale tregojnë se si mes viktimave janë dhe ushtarakët. Në pamjet e fundit të postuara nga U tube tregohet një ekzekutim I ushtarakëve që nuk donin të qëllonin kundër rebelëve , jo shumë larg Tubruk.
Në vendin ku tashmë të gjithë janë armatosur përdorimi i forcës nga Gadafi kundër protestuesëve është kritikuar rëndë nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti Obama ka thyer heshtjen e ka dënuar gjakderdhjen në Libi. Bota duhet të flasë me një zë për të vënë para përgjegjësisë qeverinë e vendit afrikanoverior, tha Obama në prononcimin e parë zyrtar mbi konfliktin.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon kërkoi nxjerrjen e përgjegjësve për dhunën në Libi para një gjykatë ndërkombëtare. Ndërsa në Bashkimin Evropian e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton tha se parimisht të gjitha shtetet e BE-së kanë rënë dakord për masa ndëshkuese nëse dhuna nuk merr fund menjëherë.
Anisa Braho