Bayerni do ta eliminojë Realin

Diego Armando Maradona mendon se finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon nuk do të jetë e tëra spanjolle, siç parashohin shumë njerëz.
Në fakt, legjenda e futbollit argjentinas thotë se në finalen e Allianz Arenas do të kualifikohet Bayerni i Munich, që, sipas tij, do ta eliminojë Real Madridin.
“E them sot, Bayerni do ta eliminojë Real Madridin dhe nuk do të ketë një finale ndërmjet dy skuadrave spanjolle”, deklaroi ish selektori i Argjentinës, i bindur se skuadra e Jose Mourinhos nuk mund ta eliminojë gjigantin bavarez. Si finalist tjetër, Maradona e sheh Barcelonën, e cila e eliminoi Milanin në çerekfinale.