Higuain do të mbetet në Real

E ardhmja e Gonzalo Higuainit do të jetë e lidhur me Real Madridin. Për këtë ka garantuar Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve institucionale në klubin madrilen, për të përditshmen spanjolle ‘As’.
“Zërat e ‘mercatos’ janë të paevitueshme, por jemi të kënaqur me Higuain. Ai ka realizuar 24 gola në 20 ndeshje në kampionat. Është një sulmues i klasit botëror dhe dëshirojmë ta mbajmë në Madrid edhe për shumë vite”, ka thënë Butragueno.
Përfaqësuesi argjentinas qëndroi më shumë në bankinë, pasi që Karim Benzema është sulmuesi i parë në Santiago Bernabeu. Por, Higuain nuk zhgënjeu sa herë iu dha rasti.