E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi s’e lëshon Kagawan

Michael Zorc, drejtor gjeneral i Borussia Dortmundit, ka folur për të ardhmen e mesfushorit Shinji Kagawa.

Sipas tij, futbollisti aziatik do të qëndrojë te kampioni gjerman për një kohë të gjatë. Aktualisht, futbollisti ofanziv ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2013.

“Shpejt do të arrijnë lajme. Do të ishim të nderuar po ta vazhdonim kontratën me Kagawan, por varet vetëm nga ai. Është një pjesë e rëndësishme e projektit tonë. Megjithatë, ne e dimë se ai ka dëshirë të luajë në Angli ose Spanjë”, u shpreh drejtori i ‘Die Borussen’, Zorc, për tabloidin gjerman Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›