Bayerni e ka harruar Chelsean

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger ka thënë se humbja nga Chelsea në finalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve “i takon të kaluarës”, pas golit që realizoi në fitoren 2-1 ndaj Valencias në ndeshjen e parë të sezonit të ri të garës elite kontinentale.
“Ishte një ndeshje e parë e zakonshme e Ligës së Kampionëve për mua”, deklaroi reprezentuesi gjerman.
“Do të flas për Chelsean edhe pas dhjetë vitesh dhe kurrë nuk do ta harroj atë mbrëmje. Por, Chelsea i takon të kaluarës. Nuk na ndihmon të mendojmë për atë që ndodhi”, përfundoi ai.