E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetura e aksidentuar është e Ministrisë së Integrimit Europian

Vetura zyrtare e Qeverisë së Kosovës për të cilën Indeskonline raportoi se është aksidentuar në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit, i takon Ministrisë së Integrimit Evropian, mëson Indeksonline.

Portali ka pyetur edhe ministren që drejton këtë ministri, Vlora Çitakun por ajo nuk ka dhënë përgjigje.

Siç ka raportuar korrespondenti i Indeksonline nga Tirana, vetura e tipit “Reno Clio”, me targa 3Z-101-19, ka pësuar dëme materiale, por jo edhe lëndime në njerëz.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e “Librit”, nga disa persona të rinj dhe një pak më i moshuar.
Përveç veturës së aksidentuar, afër vendit të ngjarjes ishte ndaluar edhe një veturë tjetër e qeverisë e cila vërehet edhe në foto.

Mësohet se deri te përplasja e makinave kishte ardhur pasi që të rinjtë kishin përfunduar ndejën në njërën nga klubet e natës në Tiranë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›