E Diel, 1 Nëntor 2026

Premier League mbyll nesër sezonin futbollistik 2012/13

Premier League luan këtë fundjavë ndeshjet e fundit të një sezoni spektakolar ku Manchester United rikthehet përsëri për të dominuar futbollin anglez. Ajo që ka bërë përshtypjen më të madhe në këtë sezon futbollistik nuk është vetëm rikthimi si triumfues i ekipit të “Djajve të kuq” por lamtumira që i ka dhënë trajningut një nga legjendat e futbollit në Britanin e Madhe, strategu skocez Ferguson pas 27 vitesh të mbushura me trofe në drejtimin e United.

Përveç këtyre fakteve që janë edhe më të rëndësishmit e sezonit futbollistik 2012-2013, në Premier Ligë pritet këtë fundjavë të mësojmë përfundimisht skuadrat që do të luajnë në kupat e europës dhe ata që do të zbresin një kategori më poshtë. Përveç Manchester United, Sitit dhe Chelsit që kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm mbetet për tu përcaktuar edhe vendi i katër mes Arsenal dhe Totenham që do të luftojnë deri në sekondat e fundit për këtë objektiv madhor.
Topçinjtë duken më të favorizuar ndaj Spërsave pasi u nevojitet fitorja ndaj Njukasëll që të sigurojnë automatiksht kalimin në Champions.

Ndërsa Totenham duhet të shpresojë te një hap i gabuar i Arsenal për të arritur një objektiv që tashmë nuk varet vetëm prej tyre. Përveç Champions-it edhe skuadrat që do të luajnë në europa Ligë, apo ato që bien nga kategoria janë përcaktuar tashmë.

Në javën e 38-të të kampionatit Anglez e cila do të luhet nesër do të kemi këto përballje:

Chelsea – Everton,
Liverpool – QPR
Manchester City – Norwich,
Newcastle – Arsenal
Southampton – Stoke City,
Swansea – Fulham,
Tottenham – Sunderland
West Bromwich – Manchester United,
West Ham – Reading
Wigan athletic – Aston Villa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›