E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni i'a propozon asistentin Guardiolës

Pep Guardiola është ende duke menduar se kë do ta ketë asistent të tij te Bayern
Trajneri i famshëm spanjoll ka shprehur dëshirën e tij që të ketë në krah të tij legjendën e Realit, Raul Gonzales. Por ylli spanjoll është ende aktiv në futboll, gjë të cilën mendoj ta vazhdoj ende.

Në anën tjetër Bayern Munchen thuhet që i ka propozuar Pep Guardiolës që të ketë asistent të tij ish yllin gjerman, Stefan Effenberg.

Ish mesfushori i Gjermanisë dhe Bayernit ka mirëpritur rikthimin në këtë post te bavarezët ndërsa pritet edhe përgjigja e Guardiolës nëse do ta pranoj Effenbergun si asistent të tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›