Bayerni pranë Ligën e Kampionëve

Bayerni i Munichut, është shumë pranë sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 5-1 në Allianz Arena.
Simon Rolfes hapi serinë e golave me një autogol (7’), para se edhe Mario Gomez të shënojë edhe tre herë të tjera (28, 44’ dhe 45’) për 4-0 pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u zyrtarizua fitorja me anë të golave të Eren Deriyok që shënoi golin e nderit, kurse Franck Ribery (75’), përfundimisht shënoi për 5-1.
Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e tretë me 55 pikë, katër më pak se pozita e dytë Leverkusen.