Stoke në finale të FA Cup

Stoke City do të jetë kundërshtar i Manchester Cityt në finalen e FA Cup, pasi që në gjysmëfinale e ka shkelur skuadrën e Bolton Wanderers me rezultat 5-0.
Matthew Etherington filloi serinë e golave (11’), ndërsa me golat e Robert Huth (17’) dhe Kenwyne Jones (30’), Stoke ngriti rezultatin në 3-0 me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ndërkaq pjesa e dytë iu rezervua Jonathan Walters, i cili me dy golat e tij (68’ dhe 81’) e ngriti epërsinë në 5-0.
Në finale, Stoke City do të luajë kundër Manchester Cityt që të shtunën eliminoi Manchester Unitedin nga kjo garë