E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi: Luajtëm shumë më mirë se Reali

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Real Madridit se Blaugranët ishin më të mirë në atë takim dhe se e merituan fitoren.

“Barcelona ishte shumë më e mirë se Reali. Është mëkat që nuk i morëm tre pikët për shkak se do ta kishim siguruar titullin”.

“Barazimi nuk është i mirë për asnjë skuadër. Ekipet janë ambicioze dhe ne kërkuam tre pikët. Ne e kemi kontrolluar ndeshjen dhe ishim të mirë në mbrojtje, por ia kemi vështirësuar vetes punët në fund”, potencoi Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›