E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho kërkon përkrahjen e tifozëve në finale

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka kërkuar mbështetje maksimale prej tifozëve për finalen e të mërkurës ndaj Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit që zhvillohet në Mestalla të Valencias.

“Përkrahja e tifozëve do të jetë vitale në finale. Ne presim që tifozët ta respektojnë këtë ndeshje dhe madhështinë e të dyja ekipeve”.

“Do të jetë ndeshje me më shumë tensione. Ne do të tentojmë të fitojmë, por është ndryshe nga kampionati apo Liga e Kampionëve. Shpresojmë se do të fitojmë dhe do të luajmë të barabartë ndaj rivalit. Në Bernabeu, kjo nuk ndodhi”, precizoi Mou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›