Bayerni synon tre titujt

Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka përjashtuar sugjerimet se ekipi është më tepër i përqendruar të fitojë Ligën e Kampionëve sesa Bundesligën.
Ai madje ka theksuar se gjiganti bavarez synon të triumfojë në të gjitha garat ku merr pjesë duke përfshirë edhe Kupën e Gjermanisë.
“Bayern do të mundohet të fitojë të tre titujt, Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, por edhe Borussia Dortmund i kërkon dy prej tyre”, deklaroi Watzke për të përditshmen gjermane Bild.