E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa, i lumtur në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga Juventusi dhe është i lumtur në Nou Camp, ka njoftuar menaxheri i tij, Miguel Angel Vara.

Reprezentuesi spanjoll, më herët gjatë javës është përmendur si objektiv i gjigantit italian, mirëpo sipas përfaqësuesit të tij, ai nuk planifikon të braktisë Barcelonën.

“David ka edhe dy vite në kontratën e tij me Barcelonën dhe është i lumtur në klub. Ai është aktualisht i përqendruar në rikuperimin nga lëndimi dhe besojmë se mund të kthehet për të luajtur ndeshjet e fundit të sezonit”, deklaroi Vara për Calciomercato.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›