E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni transferon Coentraon?

Ndërsa Bundesligës po i afrohet fundit, Bayerni tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërsa emri i parë që besohet se do të mbërrijë në Bavari do të jetë Fabio Coentrao i Benficas.

Bayerni është duke e kërkuar që një kohë të gjatë mbrojtësin anësor të klubit portugez, ndërsa tentimeve tani po u vjen fundi.

Dyshimi i vetëm ekziston mbi shumën e transferit, pasi për 23 vjeçarin Benfica kërkon 30 milionë euro, por gjermanët nuk duan të paguajnë më shumë se 20 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›