Nuri Sahin lojtar i Real Madrid

Nuri Sahin, mesfushori turk i Borussia Dortmund, ka njoftuar sot që do të lërë klubin gjerman për të luajtur në sezonin e ardhshëm për Real Madrid.
Sahin e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikatë në faqen e tij zyrtare.
“Do të shkoj tek Real Madrid. I jam shumë mirënjohës Borussia Dortmundit, por Spanja ishte një mundësi që nuk mund ta lija”, lexohet në komunikatë.
Real Madrid do të paguajë 10-12 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në fitoren e Bundesligës nga ana e Borusias.