E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baza “JUG” e Bujanocit, parashihet të jetë bazë e NATO-s në të ardhmen

13-07-2013 / Gazeta 55

Një delegacion i Departamentit amerikan i shoqëruar dhe me përfaqësues të ushtrisë, kanë qëndruar të premten, në Bujanoc, ku janë mirëpritur nga prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, dhe nga kryetari i asamblesë komunale, Jonuz Musliu

Delegacioni i Departamentit amerikan i prirë nga Michael Smith, nga iniciativa Globale për operacione paqeruajtëse gjatë takimit me dy krerët institucionalë të Bujanocit, kanë diskutuar mbi situatën politike, ekonomike dhe atë të sigurisë, e cila është duke mbizotëruar në këtë rajon, ndërsa Smith, i ka njoftuar përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, lidhur me aktivitetet ushtarake që do të i bëjnë në bazën “Jug”, në Cepotin të Bujanocit, Bazë e cila parashihej që në të ardhmen deri më vitin 2015, të jetë njëra ndër më kryesoret në vend dhe rajon për trajnimin e ushtarëve të vendeve të rajonit, ndërsa më vitin 2017 do të jetë bazë e ushtritë së NATO-s.
Kështu është njoftuar prefekti Arifi, pas takimit me delegacionin e Departamentit amerikan i shoqëruar dhe me përfaqësues të ushtrisë, ndërsa për media duke sqaruar aktivitet e shtetit amerikan, Arifi falënderoi SHBA-të, për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë ata për të ndihmuar rajonin e Luginës së Preshevës.
Delegacioni i Departamentit amerikan pas takimit me prefektin e Bujanocit, është takuar pastaj edhe me kryetarin e asamblesë komunale Jonuz Musliun, ku delegacioni në fjalë e ka njoftuar Musliun, me të njëjtat aktivitete  të lartcekura me të cilat kanë njoftuar më pare edhe Arifin.
Ndërkaq, Musliu delegacionin e Departamentit amerikan e ka njoftuar edhe për problemet me të cilat popullata shqiptare e Luginës është përballur si  paraluftës, ashtu edhe gjatë luftës dhe me të cilat po përballet sërish edhe pas luftës, problem të cilat sipas tij, nuk janë zgjidhur dhe nuk kanë ecur që të zgjidhen as ashtu siç janë paraparë në marrëveshjen e “Konçulit”. Pas takimi të delegacionit të Departamentit amerikan i shoqëruar dhe me përfaqësues të ushtrisë së SHBA-së, dy krerët institucionalë të Bujanocit, Arifi dhe Musliu, janë shpërblyer me dhurata nga delegacioni në fjalë, me ç`rast njëra nga dhuratat është simboli i Ambasadës së SHBA-së në Beograd, dhe tjetra simboli i Sektorit të Mbrojtjes nga SHBA-të.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›