E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meditim mbi dy intervista të së dielës

12-07-2013 / Nga Ernest Tushe

Partia Socialiste, trashëgimtarja direkte e Partisë së Punës, nëpërmjet ish-kriminelëve po kërkon revansh
 
Ne këtë fundjave, dy intervista më bënë përshtypje dhe me detyruan, nga vetëpërmbajtja e tyre, t’i lexoja me shumë vëmendje dhe më pas te beja një analize mbi te dy intervistat. Në të përditshmen “Panorama” ishte intervista e një shtetasi gjerman dhe qe jeton ne Austri, Markus Burger, i ati i te cilit, 70 vjet me pare, ishte ne formacionet naziste te cilët dogjën fshatin “Borovë” dhe ku 107 vete gjeten vdekjen te masakruar dhe te djegur. Dekada me vone, djali i nje ushtari te thjeshte nazist, vjen ne Borove dhe kërkon falje botërisht per ate qe ai e quan krim dhe te babait te tij, vetëm pse ishte pjesëmarrës ne formacionet naziste dhe ku dihet se ata drejtoheshin dhe urdhrin per masakren e morën nga komandanti i tyre, major Klebe. Nje gjest fisnik dhe shenje qytetarie.
Në të përditshmen “Shekulli” ishte intervista e një personazhi mjaft te njohur ne Shqipëri, Fehmi Abdiut. Mjaft i njohur them se simbas asaj qe lexova ne nentitujt e intervistes thuhet se Fehmi Abdiu ka qene ish-deputet dhe ish-Kryetar i Gjykates Kushtetuese, dhe per nje njeri qe nuk e njeh mund te thote se kjo ka qene jeta politike dhe juridike e Z.Abdiu. C.V.shumë e pasur dhe per t’u patur zili. Por intervistuesi ndoshta nuk e di (nëse vertet nuk e di) se perpara se Abdiut t’i vihej përpara emrit te tij fjala zotni, ai quhej shoku Fehmi, dhe se ka qene një nga gjykatesit e sistemit komunist dhe qe ka mbetur dhe do te mbese ne historine e analeve te drejtësisë europiane, si i fundmi i gjyqtareve qe denoi me vdekje, varje ne litar, poetin disident Havzi Nela. Por qellimi i ketij shkrimi nuk eshte ky. Tashme te gjithë e dime per krimet e tmerrshme te regjimit komunist te bere nen sundimin e Partisë Komuniste, Punes, Socialiste. Eshte e njëjta parti me tre emra te ndryshme. Kanë kaluar 23 vjet nga rrëzimi i asaj diktature te kësaj partie dhe akoma sot e kesaj dite nuk kemi dëgjuar nga goja e ishëve apo dhe femijeve te tyre nje falje, sado dhe per sy e faqe, karshi popullit te tyre dhe botes, per krimet e tmerrshme qe kanë kryer, qe jane aq shume saqë edhe sikur oqeanet te ktheheshin ne boje për te shkruar, nuk do te mjaftonte per t’i pershkruar. Por akoma me keq. Akoma pa marre çelësat e drejtimit te vendit, mbushin gazetat me kercenime burgosjesh. Ky ishte pak a shume thelbi i intervistes e z.Abdiu ne kete te përditshme. Dhe e kërkon kete gje nje kriminel i ish-diktatures, i cili me paturpesine me te madhe, jo vetem nuk kërkon falje per krimet qe ka bere duke dhene vendime deri ne varje me litar, por tani kerkon revansh dhe kerkon qe ate qe se beri ne 23 vjet demokraci, ta beje tani vet dhe me bijt e etërve te tyre kriminele. Duke u kthyer tek vendimi për varjen ne litar te Havzi Nelës, per ata qe nuk e dine, firmën përfundimtare te varjes ne litar, përveç te tjerëve, e vuri edhe nje artist i popullit, deputet i Kuvendit Popullor, njëfarë Kristaq Rama. Dhe Kristaq Rama ndjest paste, është babai i kryetarit te PS-se se sotme, Edvin Kristaq Rama. Revanshi filloi. Edvini kërcënon Presidentin dhe Prokurorin e Pergjithshem ne Byronë Politike te PPSh-se ose siç quhet sot Asambleja e PS-se. Ne orët e para te fitores ishin ndjekesit e mavisë qe filluan te na kercenojne nepermjet rrjetit social F.B. Nje prej tyre me kërcënoi direkt se ti z.Tushe e paske provuar burgun e Spaçit dhe siç duket do ta provosh perseri. Mendova se kjo ishte nje lajthitje e momentit, por kur shikoj dhe lexoj se ky është vizioni qe ka kjo parti mavi, me vijën vërtet te rrënqethura ne trup. Jo nga frika. Por nga dashuria për vendin tim se nuk dua ta shoh me ashtu siç ka qenë. E dua ne Europe. Por Europa kërkon falje per gabime dhe jo më për faje dhe krime. Dhe nje kriminel qe ka ndyer duart me gjak, nuk denjon te kërkoje te paktën dhe formalisht falje per krimet e tij, por akoma kërkon te lyej duart me gjak. Nje kryetar partie nuk kërkon falje per krimet e te jatit te tij,qofte dhe duke firmosur varje ne litar por kërcënon pushtetet demokratike ne vendin tone. Jo me kot bëra nje paralelizem mbi dy intervistat te botuara ne dy gazeta te ndryshme; një gjerman kerkon falje per krimet qe ka bere i jati ushtar gjat Luftes se Dyte Boterore, dhe tjetri qe, jo vetëm nuk kërkon falje per krimet e kryera nga ai vete, por kërkon revansh se bashku me bijtë e etërve te tyre kriminele.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›