E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baza e PS-se kunder Rames 100 antetare ne Permet drejt LSI-se

Strukturat e PS-se ne qarkun e Gjirokastres PS-ja aktuale e pafuqishme per te fituar ne 2013-n

Pas kundershtive dhe debateve te fundit te Kongresit te PS-se ku nje pjese e mire e deputeteve dhe anetareve te larte por edhe delegate te ndryshem te rretheve u shprehen kritike ndaj politikes programit te ri dhe vendimmarrjeve ne kete force politike dje keto problematika te brendshme u peshtjelluan edhe me shume. Me shume se 100 anetare te PS-se ne qarkun e Gjirokastres u shprehen dje hapur per largimin e tyre nga selia roze dhe bashkimin me LSI-ne. Sipas tyre kjo levizje vjen pasi forca me e madhe opozitar me menyren e drejtimit dhe funksionimit qe ka aktualisht nuk do te jete e afte te beje te mundur fitoren ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013. Fenomeni i percarjes dhe largimeve brenda PS-se eshte kthyer ne nje fenomen te riperseritur shpesh vitin e fundit. Pjesa me e madhe e largimeve sipas vete anetareve dhe drejtuesve te rretheve kane ardhur kryesisht per shkak te kundershtise qe shprehin strukturat e PS-se ne bazat e rretheve te vendit per menyren e drejtimit dhe funksionimit te kesaj force politike.

Largimi

Pas nje takimi te zhvilluar dje nga Levizja Socialiste per Integrim ne qarkun e Gjirokastres per ristrukturimin e degeve lokale ne rrethet e ketij qarku 100 anetare te PS-se se qytetit te Permetit deklaruan largimin nga forca ku bejne pjese dhe bashkimin e tyre me LSI-ne. Ne reagimin e tyre publik anetaret e ketyre strukturave theksuan se arsyeja e largimit vinte prej faktit te kundershtise qe ata kane me menyren e drejtimit dhe funksionimit qe ka aktualisht Partia Socialiste. Kryetari i strukturave te PS-se ne komunen Dishnice tha dje se 10 organizatat socialiste jane shkrire dhe se rreth 100 anetare te tyre do te largohen nga kjo force politike per tu bashkuar me LSI-ne. Gjate nje takimi te strukturave te Levizjes Socialiste per Integrim per rrethin e Permetit rreth 100 anetare te Partise Socialiste kane deklaruar largimin nga kjo force politike per tiu bashkuar LSI-se - tha ai gjate takimit te zhvilluar ne qytetin e Permetit. Me tej Jace beri te ditur edhe arsyet te cilat i shtyne anetaret e PS-se se qarkut te Gjirokastres per tu larguar nga kjo force. PS-ja eshte nje parti qe me menyren si paraqitet aktualisht nuk mund te fitoje ne vitin 2013 - pohoi ai. Ndersa deputeti i LSI-se Vangjel Tavo i pranishem ne takimin me strukturat e LSI-se ne Permet pohoi se forca ku ai bene pjese do te vijoje forcimin e strukturave organizative dhe politike me qellim konsolidimin e fitores ne zgjedhjet parlamentare te 2013-s. LSI-ja eshte nje force politike e cila ka ne qender te veprimtarise se saj integrimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian - u shpreh Tavo. Fenomeni i percarjes dhe largimeve brenda PS-se ka ardhur gjithnje e me shume ne rritje ne vitin e fundit. Fillimisht ka qene ish-kreu i Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku i cili pas dy vitesh ne PS vendosi qe te kalonte serish ne radhet e Levizjes Socialiste per Integrim. Por largimi i tij nuk ishte personal pasi se bashku me te u larguan edhe 300 anetare te PS-se te cilet e arsyetuan largimin e tyre me kundershtine qe ata kishin ndaj menyres se drejtimit te kesaj force politike. Po ashtu ne listen e largimeve perfshihen edhe ato te 28 anetareve te strukturave drejtuese ne PS-ne e Shkodres dhe ish-kreut te kesaj dege Edip Shiroka te cilat deklaruan largimin ne janar nga kjo force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›