E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizite zyrtare ne Mbreterine e Norvegjise

Kryeministri Sali Berisha ka udhetuar diten e djeshme per ne shtetin Norvegjez per nje vizite zyrtare. Ne axhenden e Kryeministrit eshte parashikuar takimi me homologun e tij norvegjez Jens Stoltenberg pas te cilit do te zhvillojne nje konference te perbashket per shtyp. Kryeministri Berisha do te kete nje audience me Lartmadherine e Tij Mbreterore Princin e Kurores Hakon Magnus. Gjithashtu ai do te takohet edhe zv. presidentin e Parlamentit Per-Kristian Fos si dhe me perfaqesues te delegacionit norvegjez ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Gjithashtu ne axhenden e vizites krahas takimeve me autoritetet e larta norvegjeze nje vend te rendesishem ze dimensioni ekonomik. Per kete qellim Kryeministri Berisha shoqerohet ne kete vizite nga nje delegacion me perfaqesues te bizneseve shqiptare kryesisht ne fushen e energjetikes dhe te teknologjise se informacionit. Se bashku me ta Kryeministri Berisha do te marre pjese ne Forumin Ekonomik te organizuar nga shoqatat norvegjeze qe perfaqesojne bizneset e hidro-energjetikes dhe teknologjise se informacionit. Ne kete takim kreu i qeverise shqiptare do te flase per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi reformave ekonomike e fiskale te qeverise shqiptare dhe vecanerisht ne potencialet e medha qe ofron Shqiperia dhe klimen teper te favorshme per investimet ne vend. Kryeministri do te ftoje sipermarresit norvegjeze te investojne ne Shqiperi duke i garantuar se cdo projekt i tyre ketu do te jete nje histori suksesi per ta. Ne kete kuader Kryeministri do te takohet me perfaqesues te bizneseve te medha norvegjeze qe kane investuar apo kane ne synimet e tyre te investojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›