E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rames Problemet e varferise nuk zgjidhen duke rritur taksat

Kryeministri fermereve Te mbjellim cdo pellembe toke

Kryeministri Sali Berisha deklarates se liderit te PS-se Edi Rama per taksen progresive i ka dhene nje tjeter pergjigje negative diten e djeshme gjate vizites se tij ne panairin e agrobiznesit te organizuar ne Komunen e Petreles diten e djeshme. Kreu i qeverise shqiptare siguroi edhe njehere biznesmenet dhe investitoret vendas se nuk do te kete takse progresive duke theksuar se kjo eshte nje tjeter enderr e mbetur ne sirtar per liderin socialist i cili sipas tij ka nje urrejtje arkaike per te pasurit. Sipas Kryeministrit Berisha zgjidhja qe ka dhene kreu i opozites nuk eshte zgjidhje por eshte nje kthim pas ne vite. Dua ti pergezoj dhe ata per investimin qe kane bere dhe dua ti garantoj se qeveria jo vetem qe nuk do te rrise taksat sic kerkon zoti Rama me nje urrejtje arkaike ndaj te pasurve. Une i them atij se problemet e varferise ne sistemin e lirise nuk zgjidhen kurre duke luftuar te mekemburit por zgjidhen duke bere cdo gje qe edhe te varfrit te behen te mekembur dhe ne qofte se ti rrit taksat sic thua per te shkaterruar me nje te rene te lapsit qindra-mijera vende pune nuk ben gje tjeter vecse thellon varferine dhe mjerimin ne vendin tend por kjo kohe ka perenduar dhe nuk kthehet me. Merru me kujtimet e tua - u shpreh Kryeministri Berisha.

Berisha Te mbjellim cdo pellembe toke

Kryeministri Berisha ka perseritur edhe njehere thirrjen ndaj fermereve qe te mbjellin cdo pellembe toke. Kreu i qeverise shqiptare ka theksuar se toka ne vendin tone eshte nje toke e bekuar eshte nje toke pjellore duke iu kerkuar fermereve te zones se Petreles dhe te gjithe fermereve shqiptare qe te mbjellin sa me shume bime frutore. Ne jemi nje vend i shkelqyer per frutikulturen sepse ne vetem 20 per qind te siperfaqes sone toke e kemi toke ara dhe bime arash. Por kemi 80 per qind tjeter te cilat deri ne lartesine 800 metra mund ti shnderrojme ne kopshtin me te madh me prodhues me te bukur te Evropes - tha kreu i qeverise. Gjithashtu ai tha se qeveria do te vazhdoje me projekte duke shtuar se kete vit eshte dyfishuar shuma per druret frutore. Kete vit do te vendosim rregulla te tjera dhe me lehtesuese per importet e fidaneve kete vit do te bejme gjithcka qe te nxisim fidanishtet ne menyre qe ju me kete pasion dhe dashuri te re qe ka shperthyer per druret frutore te vazhdoni kultivimin e tyre - tha Kryeministri Berisha. Nderkohe theksoi se ky projekt i madh ka mbeshtetjen e qeverise e cila eshte pasqyruar edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem. Ndaj dhe se bashku le te punojme ne kete projekt te madh te ri le te vendosim ne se bashku per te qindfishuar rrenjet e drureve frutore. Aty ku ka nje shelg le te mbjellim nje arre cdo gardh qe kemi le ti mbjellim hardhi e lajthi le te mbjellim ullinj ne zonat qe behet ulliri le te shohim ne si do te rritet te ardhurat gjithsecilit brenda nje kohe shume te shkurter - vijoi me tej Kryeministri Berisha.

Kryeministri Investimet ne infrastrukture primare ne axhenden e qeverise

Gjithashtu kreu i qeverise theksoi se viti i ardhshem do te jete edhe viti me i suksesshem i qeverise shqiptare per sa i perket investimeve ne rruge dhe ne ujesjelles. Ai iu ka premtuar banoreve te zones se brenda pak kohesh cdo rruge do te jete e asfaltuar dhe cdo familje do te kete uje ne shtepi per 24 ore. Ne po shtrijme infrastrukturen ne do tju garantojme juve rruge te asfaltuara kudo qe jeni shkolla te njejta me qytetet kudo qe jeni kanalizime ujesjelles vaditje kudo qe jeni. Por jeni ju zote te tokes dhe ju takon juve ti shnderroni komunat tuaja ne prodhimin me te fuqishem te prodhimit ne rrethin e Tiranes dhe ne Shqiperi - tha nder te tjera Kyeministri Berisha.

Kryeministri respekton traditen konsumon dy gllenjka raki

Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij ne Komunen e Petreles diten e djeshme konsumoi dy gllenjka raki vendi pasi vizitoi panairin e agrobiznes-turizmit te organizuar nga disa komuna kufitare te Tiranes me titull Bacja e Tirones. I rrethuar nga disa te rinj prane nje sofre Kryeministri eshte ulur aty kembekryq dhe ka pershendetur te rinjte me nje gote te tejdukshme me raki vendi.

Rama reagon ne Twitter

Pas deklarates se Kryeministrit Sali Berisha diten e djeshme nga Petrela se ne Shqiperi nuk ka vend per taksen progresive te Rames ka ardhur dhe reagimi i ketij te fundit nepermjet rrjetit social Twitter. Kryetari i PS-se Edi Rama ka perdorur profilin e tij ne rrjetin social Twitter per te komentuar deklaratat e Kryeministrit Berisha per taksat. Per cilet te pasur e ke fjalen Sali per 99 per qind te tyre qe po i mbyt apo per 1per qind qe po i majm Te gjithe do te paguajne sa u takon. 95 per qind e shqiptareve do te paguajne me pak ndersa biznesmenet do te shpetojne nga kthetrat e bizneseve te pushtetit - ka shkruar Rama ne Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›