E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë-Mali, makina bie në humnerë, plagosen 3 fëmijë

PUKË - Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë në rrugën malore Qafë-Mali-Fierzë për pasojë drejtuesi i mjetit dhe tre fëmijë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.

Fëmijët e aksidentuar janë transportuar në spitalin e Tropojës, ndërsa drejtuesi i mjetit është nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe gjithashtu po transportohet në spital, në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreh orës 19:00 në rrugën Pukë-Tropojë, pikërisht në Qafë Mali. Mendohet që shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjetit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›